Mustafa i bindur se Pacolli i qëndron besnik koalicionit

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 10:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i qëndron besnik marrëveshjes së koalicionit, raporton Ekonomia Online.

Afatin prej 10 ditësh për formimin e Qeverisë të dhënë nga Pacolli, ai nuk e sheh si ultimatum, por si shprehje të mendimit për krijimin sa më të shpejt të institucioneve.

“Ne i kemi shpreh qëndrimet tona se kënd nuk duhet ta votojmë deputetet tanë. Ne si koalicion në krye me LDK-në do të marrim pjesë në seancë. Nuk shoh ultimatum, unë shoh shprehje të mendimit. Në këtë situatë të ngathtësisë që institucionet të formohen këtë e shoh si një propozim. Ne do te presim që PDK ta kryejnë detyrën e tyre, të provojnë ta votojnë kryeparlamentarin apo edhe qeverinë dhe nëse jo atëherë duhet të pranoj humbjen”, tha Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, raporton EO.

Të ngjashme