Mustafa bisedon me ambasadorin O’Connell për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se biseduan në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për rolin e LDK-së.

“Të nderuar miq, Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell. Biseduam për situatën aktuale në vendin tonë, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e LDK-së. Ambasadorit O’Conelli iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut. Në takim mori pjesë edhe z. Bajram Gecaj”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme