Mustafa: Biznesmenit Pacolli iu bë ofertë shumë gjeneroze

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 23:23 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se presioni i çdoditshëm mbi Pacollin e bëri të veten, po ashtu e bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.

“Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot, në një takimi formal kisha Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, i cili më njoftoj me vendimin e tij për të dal nga Koalicioni me Lidhjën Demokratike të Kosovës, kolaicion ky i ndërtua në prag të zgjedhjëve nacionale mbi parimet e shëndosha të mirëqeverisjës në vend. Me z. Pacolli dhe AKR-në kemi pasur një frymë bashkëpunuese gjatë dhe pas zgjedhjeve nacionale dhe gjetëm harmoni në palnin politik e programor. Bashkpunimi gjatë kësaj kohe ka qenë i frytëshëm në krijimin e rezistencës ndaj të keqës e cila rrezikon t`i kaploj institutcionet e Republikës. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e sajë e kanë dëmshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehën në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”. Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë. Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e b ëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli. Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale. Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre. Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe?!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme