Mustafa: Deklaratat e AAK-së si rriqrat e Malishevës

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 18:46 | Nga

Me rriqrat e Malishevës i ka krahasuar deklaratat e AAK-së, kreu kosovar i ekzekutivit, Isa Mustafa.

Për to ka thënë se e demaskon këtë parti ideologjikisht.

“Deklaratat/komunikatat e AAK-së po më përngjajnë në rriqrat e Malishevës. Nuk i do, as me i parë e lere më me i komentuar, por të kapen për trupi”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net. “Fjalori dhe logjika ekstreme e majtë ua demaskon petkun e qendrës së djathtë me të cilin tentojnë ti mashtrojnë perëndimoret”, ka shtuar më tej ai.

Kujtojmë se Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas seancës së sotme, ku do të duhej të diskutohej për projektligjin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por që në momente të fundit u tërhoq nga Qeveria e Kosovës, ka dërguar një reagim për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme