Mustafa: Demarkacioni të mos jetë kusht për liberalizim

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 17:02 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa, e pranon se ratifikimi i Demarkacionit tashmë është një mision i pamundur.

Dhe për këtë ai ka thënë se do të bëjnë presion tek Bashkësia Ndërkombëtare që të heqin këtë kusht për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

“Ne do të bëjmë presion tek Bashkësia Ndërkombëtare që të na e heqin kushtin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave”, ka thënë Mustafa.

Ai ka lënë të kuptohet se nëse nuk votohet demarkacioni vendi shkon në zgjedhje. Këto komente i pari i Qeverisë i bëri gjatë vizitës që u bëri bizneseve në Prizren.

“Do të bëjmë presion në Bashkimin Evropian që ta gjejmë edhe më tutje ndonjë alternativë në mënyrë që mos të sfidohemi me këtë çështje në Kuvend, sepse konsideroj që është e mundshme te gjinden alternativa të cilat në një formë do të afatizonin që ne ta plotësojmë këtë kriter, por qe qytetarët të mos bartin pasojat e një sjellje të tillë të individëve në Parlament”.

“Do të ishte vështirë që të arsyetojmë veten edhe si Kuvend edhe si instotucione të Republikës së Kosovës që ne nuk kemi sens edhe përgjegjësi para qytetarëve që ata t’i lëmë të izoluar dhe të themi që po dojmë prap të qeverisim. Unë shpresoj që deputetët do ta bëjnë punën e tyre dhe do të jenë të përgjegjshëm për situatën në të cilën jemi”, tha Mustafa.

Të ngjashme