Mustafa: Deputetët më 1 shtator t’i thonë JO dhunës

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur edhe njëherë rëndësine e seancës së 1 shtatorit ku pritet të votohet marrëveshja kufitare me Malin e Zi.

Mustafa paralajmëron se deputetët mund të ndalin dhunën duke votuar demarkacionin.

“Një shtatori I këtij viti është dita kur deputetët mund ti thonë JO: dhunës, kërcënimeve , bllokadës së proceseve shtetndërtuese. Jo izolimit të qytetarëve tanë. Është dita në të cilën duhet ti japim përgjigje Kosovës.” shkruan Mustafa.

Ai ka thënë se faktet janë të qarta, por duhet guxim që të pranohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme