Mustafa dhe Haxhiu përplasen për dialogun

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 17:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, njëherësh kryetar i komisionit për Zhvillim Ekonomik është përplasur me verbalist me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu njëherësh kryetare e komisionit për Legjislacion lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Përplasja mes tyre ndodhi në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku po diskutohet për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Teksa deputetja Haxhiu vazhdonte të thoshte që Gjykata Kushtetuese ka bërë shkelje ligjore, dhe se ministrat të cilët nuk e bëjnë punën e tyre konform dispozitave që kanë duhet të shkarkohen, Mustafa i ndërhyri duke thënë që çështja e dialogut duhet të shikohet si problem nacional dhe nuk duhet të paraqes interesa partiake.

Madje ky debat ka kaluar deri në pikën kur të dy palët kanë ngritur zërin e tyre duke i thënë njëri tjetri “Ti nuk mundesh të më tregosh se çfarë mund të flas”.

Pas gjithë këtij debati deputetja e Vetëvendosjes ka lëshuar mbledhjen ku po diskutohej për dialogun.

Të ngjashme