Mustafa: Dialogu do të përfundojë me njohje nga Serbia

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 11:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi përfundon me njohjen e shtetësisë së shtetit të Kosovës nga shteti serb.

Këto komente ai i ka bërë gjatë konferencës ““Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE’së”, të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP).

Mustafa, gjatë këtij debati, po ashtu ka akuzuar opozitën që ka penguar kalimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri ka thënë se lëvizja e lirë mbetet punë e brendshme se vendit dhe ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendimin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe jo Parlamenti Europian.

“Sa i përket demarkacionit ai tha ne nuk jemi treguar shumë parimor pasi po të pyeste opozitën Mali i Zi nuk do ta njihte Kosovën dhe ne nuk duhet të bëjmë kauza politike pasi kemi të bëjmë me vendosjen e kufijve”.

Ndërsa shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se e di se shumë kosovarë mendojnë se BE-ja nuk është edhe aq i angazhuar, duke përmendur shtetet që nuk e njohin Kosovën. “Por ne jemi shumë të angazhuar dhe nuk jemi duke vendosur pengesa burokratike dhe BE është shumë e përkushtuar për të ardhmen perëndimore”, u shpreh ajo.

Sipas saj, çështja e vizave është e ndjeshme dhe liberalizimi është aspiratë e qytetarëve të Kosovës. “Kosova ka arritur progres dhe institucionet qëndrojnë shumë më mirë se më parë dhe kjo është synimi ynë dhe në saje të progresit komisioni ka propozuar që Kosova të hyjë në listë të vizave por që kusht mbetet demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit. Dhe ky bllokim është një çështje e brendshme politike që duhet të zgjidhet dhe i apeloj partitë politike që të shohin më shumë për interesat kombëtare dhe të mos ndiqen agjenda të ngushta politike. Ky proces tashmë është në dorën e Kosovarëve”, tha Apostolova.

Të ngjashme