Mustafa: Dialogu me Serbinë dha rezultate të prekshme

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 10:43 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot janë bërë katër vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

E pikërisht për këtë Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka organizuar një konferencë me temën “4 vjet pas marrëveshjes së prillit midis Kosovës dhe Serbisë: Sa po ndihmon dialogu politik?”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë me këtë rast se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ka dhënë rezultate pozitive, duke shtuar se të gjitha marrëveshjet janë arritur në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Është marrëveshja e MSA-së; vendosja e masave të reciprocitetit në disa fusha; është hapja e zyrave ndërlidhëse në të dyja vendet, marrëveshja për kufijtë, është vendosja e institucioneve të Kosovës në katër komunat veriore; e kemi funksionimin e doganave dhe policisë në veri; është arritja në shuarjen e disa strukturave paralele, jo të gjithave; është funksionimi i organeve të drejtësisë që do të zbatohen ligjet e Kosovës në tërë vendin përfshirë edhe veriun dhe heqja e targave ilegale”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka thënë se mbi bazën e kësaj marrëveshje është arritur edhe marrja e Kodit Telefonik. Por kanë mbetur që të implementohet marrëveshja për energji, për kadastër, e ajo për Asociacionin.

“Sa i përket Asociacionit kjo marrëveshje është trajtuar edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe është hera e parë që ne kemi vendosur qe kjo të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka dhënë disa rekomandime dhe ne kemi insistuar dhe do të insistojmë se Asociacioni të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam parë kohëve të fundit ndonjë disponim të serbëve për të vazhduar për themelimin e Asociacionit sepse i kam ftuar disa herë e ndoshta arsyeja është qe atyre nuk u pëlqen të bëhet më bazë të vendimit të Gjykatës, por kjo do të behët vetëm sipas kësaj të fundit”, ka thënë ai.

Është e domosdoshme ta ngjeshim agjendën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Agron Bajrami kryeredaktor i Kohës Ditore ka prezantuar raportin për atë se çfarë ka ndodhur me dialogun për këto katër vjet. Ai ka thënë se incidentet qe kanë ndodhur kohëve të fundit si duket kanë influencuat që të krijohet më shpejtë Asociacioni.

“Ajo që duhet të përmendet në këtë rast për dialogun sidomos Asociacioni është treguar marrëveshja më e dëmshme sepse kemi konflikt pasi të dyja palët e shohin ndryshe se cila është marrëveshja. Një prej pengesave në zbatimin e marrëveshjeve është roli qe BE e ka. Zyra e BE e merr veq rolin lehtësues për zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe disa nga tensionet qe kanë ndodhur në këtë kohë si largimin e Listës Serbe nga institucionet, ndaljen e liderit të AAK Ramush Haradinaj në Francë, provokimi për hyrjen e trenit dhe kërcënimin për vet shpalljen e Asociacionit.

Ai ka folur edhe për transformimin e FSK-së, duke thënë se kjo ka ndikim në procesin e dialogut.

Të ngjashme