Mustafa diskuton me Kryesinë për marrëveshjen me VV-në, pas dekretimit të Kurtit për kryeministër

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 14:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka mbledhur Kryesinë e partisë, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, lideri i LDK-së Isa Mustafa do të deklarohet për medie.

Ky vendim vjen pas dekretimit të Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mustafa gjatë ditës e ka konfirmuar se ndërkombëtarët, saktësisht ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë Qeverinë e re.

Mustafa pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott në zyrat e LDK-së tha se ambasadat janë të interesuara të krijohet qeveria sa më shpejtë.

Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit edhe “de jure” i dërgoi presidentit mandatarin për kryeministër.

Lexo më shumë:

Të ngjashme