Mustafa: Dorëheqjet në veri duhet të mbledhin Qeverinë dhe Kuvendin

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, “dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me ‘Prishtinën’, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi”.

“Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për t’u kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit”, ka thënë Mustafa në Facebook.

Në këtë situatë, kreu i LDK-së konsideron se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme