Mustafa: Duke e parë sjelljen e Qeverisë, marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë larg

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë që duke e parë sjelljen e Qeverisë së vendit, marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë larg.

“Sa i përket sjelljes së qeverisë, të presidentes Osmani mendoj që është shumë larg dhe nuk është kurrkund, sepse deklaratat janë shumë të prera. Sa i përket angazhimit amerikan e shoh që nuk është larg marrëveshja, pasi do të imponohet pasi SHBA-të dhe BE-ja nuk do të lejojë që të degjenerojë më tutje kriza si relacion i moszgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Mustafa në një intervistë në Info Magazinem tha që probleme nuk jemi duke i bërë ne Serbisë por “Serbia po na bën probleme neve pasi po na pengon në ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit”.

Lexo edhe: Serwer kërkon dokumente për atë që e tha Janjiq për Grenellin: Do t’i dorëzoj në Departamentin e Drejtësisë
Ai tutje tha që nuk e sheh ndonjë mundësi që tani të kemi unifikim të plotë kur gjithmonë veprohet me shumicë.

Të ngjashme