Mustafa e konsideron letër jozyrtare zarfin e VV-së: Jemi të interesuar t’i ndërtojmë institucionet

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:12 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas disa orësh ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe Grupit Parlamentar, ku gjatë këtij takimi ka mbërritur edhe një zarf nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Mustafa nuk e ka konsideruar si letër zyrtare këtë zarf, derisa nuk ka shpalosur në detaje për përmbajtjen e zarfit.

“Letrën do ta shohim. Nuk e konsideroj që është zyrtare dhe përgjigje zyrtare ajo që mund të ju them është që ne jemi të interesuar ta përfundojmë këtë proces të gjejmë rrugë për marrëveshje dhe t’i ndërtojmë institucionet”.

Mustafa thotë se nëse e thirrin mbledhjen e Këshillit do të diskutojnë për çështje të cilata ata i cilësojnë parimore, e jo për ofertën.

“Komunikim kemi pasur gjithmonë direkte me zotin Kurti. Në Këshillin e mbajmë për çështje të cilat janë parimore nuk diskutojmë elemente të letrave te subjekteve politike”.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti ia ka refuzuar edhe zyrtarisht Isa Mustafës ofertën që ia përcjellën dje.

Kjo u bë përmes një letre zyrtare që Kurti e ka nisur në selinë e LDK-së, e me anë të së cilës e ka njoftuar atë se nuk do të pranojnë marrëveshjen e djeshme ku partia e Mustafës e kërkon kryeparlamentarin, si dhe premtimin për president.

Të ngjashme