Mustafa e Kurti s’kanë aranzhuar asgjë për sot

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa me gjasë nuk do të shihen as sot. Kështu të paktën kanë deklaruar deri më tani nga dy partitë

Takimi i fundit në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës, që u mbajt të shtunën e zgjati më shumë se tre orë, shpërfaqi edhe njëherë dallim që kanë këto dy parti që së bashku po tentojnë që të merren vesh për koalicion.

Derisa të dyjave ju kanë mbetur edhe disa ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit, që u thirr nga presidenti Hashim Thaçi, pak progres është shënuar në bisedimet që po bëjnë Kurti dhe Mustafa.

Gjithçka ka ngecur te puna e presidentit të ardhshëm, që do ta pasojë Thaçin, e që LDK e ka kërkuar për vete, si pjesë të marrëveshjes, shkruan Gazeta Express.

Partia e udhëhequr nga Kurti nuk është pajtuar ende që t’ia jap këtë pozitë LDK’së, derisa, të gjitha takimet që janë mbajtur ditëve të fundit, u fol për këtë çështje.

LDK e VV si duket po reflektojnë për kushtet që i kanë dhënë njëra tjetrës, derisa, as për sot nuk është paraparë ndonjë takim, së paku deri më tani.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një burim brenda kryesisë ka bërë të ditur për Gazetën Express se deri më tani nuk janë dakorduar për ndonjë takim, e nëse ka diçka të tillë, do të lajmërojë kreu i partisë.

Njëjtë, po deklarohen edhe në partinë e Kurtit. Nga sekretariati për media i VV’së kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë diçka të planifikuar.

Kujtojmë që LDK e VV tashmë janë marrë vesh për ndarje të pozitave të rëndësishme në qeverinë e ardhshme, në rast se merren vesh për koalicion. Posti i vetëm që nuk po darkodohen është ai i presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme