Mustafa e quan të guximshëm vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë Hoti për shfuqizimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas tij, Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”.

“Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”.

Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës…

Gepostet von Isa Mustafa am Samstag, 6. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme