Mustafa e Veseli ftojnë në takim opozitën në fillim të tetorit

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 13:36 | Nga

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeparalementari Kadri Veseli, do të ftojnë në takim drejtuesit e partive opozitare në fillim të muajit tetor, për të diskutuar për çështjen e demarkacionit.

Kryeministri Mustafa tha se për problematikën e krijuar në vend për shkak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka biseduar edhe në New York me drejtuesit e disa shteteve.

“Unë do të ftoj në një takim përfaqësuesit e opozitës në fillim të tetorit, së bashku me kryetarin e parlamentit, përkatësisht partnerin kryesor të koalicionit, do të bisedojmë me ta. Do të iu ofrojmë edhe njëherë informatat që kemi marrë nga terreni dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për gjendjen faktike në terren. Do të bëjmë përpjekje që të veprojmë mbi bazën e fakteve e jo mbi bazën e emocioneve”, ka deklaruar Mustafa për televizionin publik.

Ndryshe partitë opozitare e kanë kusht që për t’u ulur në një tavolinë me Isa Mustafën e Kadri Veselin, fillimisht të marrin garanci se marrëveshja do të kthehet në pikën zero.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme