Pas tensioneve, Mogherini thërret Mustafën e Vuçiqin në Bruksel

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 19:20 | Nga

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit në një takim të nivelit të lartë – në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve – më 24 janar në Bruksel.

Në një njoftim të zyrës së Mogherinit thuhet se “zhvillimet e ditëve të fundit kanë shtruar nevojën e një përkushtimi dhe angazhimi të shtuar nga të dyja palët në bisedime”.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i një rëndësie të madhe për të dyja palët, për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin perëndimorë në tërësi”, theksohet në komunikatën e Zyrës së Mogherinit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme