Mustafa e Ymeri përplasen për “Trepçën”

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 13:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri në seancën e sotme kanë debatuar lidhur me Ligjin e ri për ndërmarrjen “Trepça”.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se kanë përgatitur ligjin për “Trepçën, i cili do ta shpëtonte ndërmarrjen nga likuidimi. Ndërsa ka akuzuar opozitën duke thënë se në fillim të vitit të kaluar kur po votohej për “Trepçën” deputetë opozitarë ata kanë lëshuar sallën.

“Ligji do të jetë transparent, do të keni mundësi ta studioni, të jepni mendimin e juaja dhe ligji do të zhvillohet në procedura normale të Kuvendit.

“Është e vërtetë që në fillim ët vitit të kaluar kemi evituar shkuarjen e ‘Trepçës’ në likuidim. Kur është dashur të votohej ligji që do ta pamundësonte shkuarjen e ‘Trepçës’ në likuidim ju opozita keni lëshuar seancën dhe ka mbet që ne të vendosim. Nëse do të kishit brengë aq të madhe ju do të qëndronit në sallë dhe do të evitohej shkuarja në likuidim”.

“Me këtë ligj ne do ta nxjerrim nga autoriteti i AKP-së dhe do ta përcaktojmë status të veçantë. Se çfarë statusi do të jetë ai, do ta shpjegojmë kur ta sjellim Ligjin në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa Visar Ymeri ka reaguar duke thënë se nuk është e vërtetë ajo të cilën deklaroi Mustafa, sepse sipas Ymerit, “Trepça” vazhdon të kërcënohet nga likuidimi, e cila vazhdon të mbetet në kompetencën e AKP-së.

Ymeri ka kërkuar nga kryeministri Mustafa të tregojë se çka përmban Ligji për “Treçën”, derisa kryemisnitri ka thënë se nuk është i detyruar të shpjegojë se çka përmban ligji para se të vijë në Kuvend.

“Sa i përket ligjit të “Trepçës”, Mustafa tha se kanë shpëtuar atë botë ndërmarrjen nga likuidimi kur është ndryshuar ligji që i trajton ndërmarrjet e veçanta.

“Kjo nuk është e vërtet, sepse ‘Trepça vazhdon të kërcënohet nga likuidimi, sepse vazhdon të mbetet në kompetencën e AKP-së dhe vazhdon të qeveriset me atë ligj. Është shtyrë afati dhe jo që është shpëtuar nga likuidimi”.

“Mustafa nuk tregoi se çka përmban ligji për Trepçën. Kuvendi do të vendoset nga Qeveria për miratimin e një ligji në procedurë të përshpejtuar, pa trajtim serioz të tij. Kjo tregon që Qeveria ose nuk ka ide se çfarë të bëjë në Kosovë, ose do ta shmang debatin e mirëfilltë për ‘Trepçën’”, ka theksuar Ymeri.

Të ngjashme