Mustafa: E zgjodhëm një problem të brendshëm me ndihmën ndërkombëtare

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 14:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mustafa ka thënë se çdo hapë që e kanë ndërmarrë e kanë bërë në përputhje me ligjin dhe me planet hapësinore.

Ai ka thënë se për orë e ditë të tëra kanë zhvilluar takime me Goran Rakiq, përfaqësues ndërkombëtarë.

“Muri sot është rrënuar. Ndërkaq, ajo pjesë e sheshit do të rehabilitohet në përputhje me projektin e BE-së dhe në përputhje me të gjitha kriteret dhe ligjet e Kosovës. Përfaqësuesit e zgjedhur politik të qytetarëve janë ulur së bashku me praninë e miqve ndërkombëtar dhe e kanë zgjidhur këtë çështje bazuar në ligjet e Kosovës. Do të bëjmë përpjekje maksimale që çdo problem ta zgjedhim në mënyrë sa më të urtë”, ka shtuar ai.

Shala: Nuk do të ketë asnjë lloj muri, asgjë jashtë planit

Ministri i Ministrisë së mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala,  ka thënë se më nuk do të lejohet ndërtimi i një muri siç ka qenë, dhe se në të ardhmen çdo objekt do të bëhet mbi baza ligjore.

“Nuk do të ketë kurrfarë pengesash, pjesë e projektit do të jenë ato gjëra që mund të jenë pjesë e çdo sheshi”, ka thënë.

“Ai është plan në kuadër të kritereve dhe standardeve si në gjitha qytetet e Kosovës, do të jetë një shesh si të gjitha sheshet”.

“Do të ketë objekte përcjellëse që janë në çdo shesh. Çdo veprim që do të bëhet aty do të jetë në bazë të një projekti, dhe në bazë të lejes që i ka kaluar tanimë të gjitha instancat”, ka thënë ministri Shala.

Të ngjashme