Mustafa edhe një mesazh për Vjosa Osmanin pas takimit me Forumin e Gruas së LDK-së

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka marrë përkrahjen për Qeverinë Hoti edhe nga forumi i gruas në Lidhjen Demokratike, që udhëhiqet nga deputetja, Lirie Kajtazi.

Kështu ka bërë të ditur kreu i LDK’së, Isa Mustafa, që sot ka shkruar në Facebook se forumi i gruas në LDK’së e përkrahje plotësisht Qeverinë Hoti dhe forcimin e rrugës evropiane dhe euroatlantike.

“Kërkojnë nga Qeveria dhe nga LDK masa dhe hapa të shpejtë në zhvillimin ekonomik, që siguron punësim për gratë dhe të rinjtë. Shprehet për përfaqësim meritor të gruas në institucionet qeveritare dhe institucionet e tjera të vendit. Përkrahin vendimet e organeve të LDK-së dhe kërkojnë që askush në LDK të mos veprojë në kundërshtim me to”, ka shkruar Mustafa.

“Me ftesë të zonjës Lirije Kajtazi, Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, sot kishim një takim shumë përmbajtësorë me veprimtaret e këtij Forumi. Roli i gruas ka qenë vendimtar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë”, ka thënë ai

Të ngjashme