Mustafa: Është punë e opozitës të kërkojë mocion (Video)

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 16:03 | Nga Albulena Avdiu

Kryeministri i Kosovës i është kundërpërgjigjur iniciativës së paralajmëruar nga Nisma për Kosovën për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë.

Mustafa ka thënë se është punë e opozitës të kërkojë qoftë mocion mosbesimi, qoftë zgjedhje të parakohshme.

Këto komente ai i ka bërë gjatë vizitës disa bizneseve në vend, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se qeveria që ai udhëheq, do të vazhdojë me planin e saj që si synim, sipas tij, ka krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është punë e opozitës me kërkua zgjedhje dhe me ngrit mocione. Unë e respektoj punën e opozitës por ma shumë e respektoj punën tonë që të krijojmë perspektiv dhe vende të reja pune”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme