Mustafa fton VV-në dhe PDK-në të diskutojnë për zgjedhjen e një kandidati të pranueshëm për president

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

reu i LDK’së, Isa Mustafa, në emisionin Pressnig të T7, ka ftuar PDK’në dhe Vetëvendosjen që të ulen bashkë në një tavolinë ku do të diskutohet për zgjedhjen e një kandidati të pranueshëm për president.

Ai tha se do të ishte mirë që në takim të marrin pjesë edhe PDK’ja me VV’në, në mënyrë që të zgjidhet një kandidat i pranueshëm për të gjithë, shkruan Express.

“PDK’ja dhe VV’ja do të ishte mirë të marrin pjesë në takimet lidhur për president, që të zgjedhim një kandidat të pranueshëm për të gjithë”, është shprehur Mustafa.

Tute, ai kujtoi se gjatë formimit të koalicionit nuk ka pasur marrëveshje për këtë cështje.

“Ne gjatë lidhjes së koalicionit nuk jemi marrë vesh për cështjen e presidentit”.

Mustafa bëri me dije se nga partia e tij nuk do të ketë kandidat për president.

“Kandidat kemi mjaft në LDK që këtë punë do ta bënin me përgjegjësi të madhe. Mirëpo, ne jemi deklaruar se jemi të gatshëm të pajtohemi me një zgjidhje në mënyrë që LDK’ja ta mbante qeverisjen. Pra, nuk do të kërkojmë dy pozita, kryeministrin dhe presidentin e vendit”, shtoi Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme