Mustafa godet qeverinë Haradinaj: E bllokuat Kosovën dhe e keni rrit korrupsionin

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë në konferencë për medie pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se delegatëve të Kuvendit të LDK-së e kanë vlerësuar punën e qeverisë Mustafa. E duke folur për Qeverinë e tanishme tha se e ka bllokuar Kosovën dhe ka rritë korrupsionin në vend.

Mustafa tha se kjo Qeveri i ka rrezikuar raportet me BE-në dhe Amerikën.

“Alternativa e atyre që u bënë bashkë për ta rrëzuar qeverinë Mustafa është kjo që është sot, është alternativë që na i ka rrezikuar raportet me Bashkimin Evropian, me SHBA-në, e ka bllokuar Kosovën, e ka bllokuar punën e Kuvendit, e ka rritë korrupsionin sepse ne atëherë kemi pasë vlerësime të Komisionit Evropian se kemi përmbushur edhe kriterin për korrupsionin dhe tani po thuhet se kemi probleme me korrupsion”, tha Mustafa, raporton EO.

Duke e vlerësuar punën e gjithë delegatëve të Kuvendit të LDK-së, Mustafa tha Raporti i Punës është votuar në mënyrë unanime.

Ai tha Kuvendi e ka vlerësuar lartë punën e qeverisë Mustafa.

“Raporti i punës u votua në mënyrë unanime nga të gjithë. LDK-ja në Kuvend ka shumicën. LDK-ja bindshëm prin ndaj partive tjera, kemi përkrahjen e qytetarëve. Kuvendi ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë e cila është drejtuar nga LDK-ja, qeveri e cila ka nxitur zhvillimin ekonomik të vendit, ka thelluar dhe forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa.

“…Ne jemi të lumtur dhe krenohemi që jemi parti që e kemi grupin më të madh në Kuvend dhe numrin më të madh të komunave që qeverisin me kryetarët korrekt dhe po ashtu jemi parti e cila në të gjitha matjet e opinionit publik prin me rezultate, pra ka përkrahjen e të gjithë qytetarëve. Për neve është kënaqësi dhe përgjegjësi, sepse kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve si parti më e madhe në Kosovë dhe ta vazhdojmë ta mbajmë frymën rugoviane të LDK-së. Kuvendi ka vlerësuar lartë punën e kryesisë së LDK-se, Këshillit të Përgjithshëm, degëve, forumit të gruas, rinisë, fondacionit Ibrahim Rugova dhe veçmas punën e kryetarëve të komunave”.

Të ngjashme