Mustafa i drejtohet Thaçit: Zhbllokoje KQZ-në

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bllokuar KQZ-në. Mustafa thotë se emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet konform Kushtetutës, Ligjit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Mustafa ka shkruar se  dikush do të mbetet i pakënaqur, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të jetë përmbushja e bazës Kushtetuese dhe jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.

“Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin. 
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq Mustafa thotë se në emër të partisë së tij i bën thirrje Thaçit që ta zhbllokojë KQZ-në

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme