Mustafa i pakënaqur me qeverisjen aktuale, kërkon zgjedhje

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 13:01 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar manifestim me rastin e 29-vjetorit të krijimit të LDK-së ku në një fjalë rasti ka folur kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Mustafa ka përmendur të gjitha arritjet e LDK-së për gjatë këtyre viteve që nga themelimi i saj.

Ai po ashtu kërkoi falje që nuk po mundet të i nderoj gjithë bashkëpunëtorët e tij për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Me vjen keq që sot po ju drejtohem ulur, sepse ju meritoni respektin më të madh, u mbush 1 vit që po ballafaqohem me probleme shëndetësore, por me përkrahjen e juaj e të familjes e bashkëpunëtorëve dhe mbështetjen e Zotit e mjekëve po arrijë të rikuperohem ngadalë”

“Sot pas 29 vitesh nga themelimi, LDK qëndron e para në Kosovë me grup më të madh parlamentar në kuvend, me numrin më të madh të komunave që drejtohen nga LDK e mbështetje me të madhe në opinon publik , jemi parti e parë e madhe, e familje popullore evropiane, parti qe kontribuon në paqe e tolerancë, që kemi përkushtim për Kosovën dhe qytetarët tanë”.

“Jemi të parët që shprehim mirënjohje të lartë per bashkatdhetarët tanë, që me djersë iu gjenden Kosovës, për njerëz të vyeshëm të Kosovës, në sektorin publik e privat, arsim, shkencë, shëndetësi, sport, kulturë, për policinë e ushtarët tanë, sepse gjithë këta po ndërtojnë shtetin e Kosovës”

Mustafa shtoi se LDK do ti luftojë të gjithë ata që tentojnë ta zhvasin pasurinë e vendit.

“Ne jemi të vendosur të luftojmë me i kundërshtu ata që keqpërdorin vlerat e vendit, që zhvasin pasurinë e Kosovës, ne gëzojmë besimin më të madh të qytetarëve se kemi dije për të ofruar zhvillim ekonomik, punësim të ri, arsim cilësor, luftimin e korrupsion dhe ta ç’kapim shtetin nga individët e grupet kriminale”

“LDK ka shënuar historinë e vendit, presidenti ynë ka vënë themelet e vendit, si dhe LDK pati guxim të i dal ballë proceseve të vështira, LDK e themeluar nga intelektual, shënoi thellimin e pluralizmit në gjithë hapësirën shqiptare”, tha Mustafa.

“LDK u themelua si lëvizje për të mbrojtur Kosovën e vlerat e Kosovës, është autore e aktiviteteve më të rëndësishme qe vunë themelet e Kosovës”, tha Mustafa.

Mustafa në emër të LDK-së ka përkujtuar gjithë veprimtarët e saj që vepruan dhe sakrifikuan gjithçka për liri e pavarësi.

Ai ka falënderuar NATO-n që mundësuan, që Kosova të fitonte lirinë e shumë pritur dhe të bëhet vend i pavarur e demokratik, si dhe falënderoi ushtarët që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë

“LDK i ka president e dy kryeministra, pas çlirimit, LDK ishte faktor kyç i ngritjes dhe konsolidimit të vendit”

Ai gjithashtu tha se qeveria e tanishme e vendit, është në gjendje të keqe, sipas tij Kosova si shkak i tyre nuk mori ende liberalizimin e vizave, nuk u bë pjesë e Interpolit si dhe po falimenton në ndërmarrjet publike.

“Asnjë taksë ndaj Serbisë nuk mund të mbulojë dështimet, një qeveri e tillë nuk i nevojitet Kosovës”, tha ai.

“Një parti pa lidership të mirë nuk del parti e parë, LDK është partia e parë, partia që është e para nuk bëhet bisht i askujt dhe nuk bëhet pjesë e një politike që nuk është e mirë”

Mustafa ka pohuar edhe njëherë që LDK është pro dialogut, Kosovë – Serbi, për një dialog dhe marrëveshje përfundimtare dhe pa e cenuar pavarësinë e Kosovës duke respektuar kushtetutën e vendit.

“LDK duhet të qeverisë në Kosovë sepse të tjerët po qeverisin keq, ne do ofrojmë programin më të mirë të qeverisjes sonë”, shtoi Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme