Mustafa i shkon në takim presidentit Thaçi, do të koordinohen për çështje të interesit shtetëror

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 10:33 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafën, nën shoqërimin e nënkryetarit Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.

Ky takim po realizohet me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Presidenti Thaçi gjatë ditës se sotme pritet të takohet me të gjithë liderët politik e institucional të vendit, përveç kryeministrit Albin Kurti.

Orari i takimeve të presidentit Thaçi me kryetarët e partive politike:

Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kryetar i LVV-së

Ora e takimit: 13:00;

Fatmir Limaj, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

Behgjet Pacolli, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15.

Të ngjashme