Mustafa i tronditur nga vdekja e policit, kërkon të zbardhet rasti

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa ka shkruar se ndihet i tronditur me vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi i cili humbi jetën dje gjatë kryerjes së detyrës.

Mustafa theksoi se lufta e Policisë së Kosovës na bënë krenar dhe na shtynë të luftojmë krimin e organizuar dhe kriminelët, shkruan Ekonomia Online.

Ministri Mustafa ka ngushëlluar familjen Thaçi dhe gjithë Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Mustafës:

U trondita nga humbja e jetës në krye të detyrës e Sami Thaçit, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lufta e Samiut dhe kolegëve të tij kundër krimit dhe kriminelëve na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin e organizuar dhe kriminelët.

Jam në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Policisë dhe nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të rastit. Nuk do të ketë kompromis asnjëherë me sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ngushllime familjes Thaçi dhe Policisë së Kosovës. Uroj shërim të shpejtë për zyrtarët policorë të plagosur në këtë aksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme