Mustafa i uron shërim të shpejtë Jonhsonit: Bota ka nevojë për një njeri karizmatik të tillë

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me shqetësim po e merr lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të kryeministrit britanik, Boris Johnson, që po përballet me Coronavirusin.

Ai tha se uron që shpejt t’i kalojë dhe t’i kthehet në shërbim vendit të tij duke thënë se bota ka nevojë për udhëheqës karizmatik sikurse Johnson.

“E përjetojmë me shqetësim gjendjen shëndetësore të mikut tanë, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të prekur nga Covid -19. Uroj që sa më shpejtë të shërohet dhe të vazhdojë ta drejtojë vendin e tij dhe vendin mik të Kosovës. Bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik, me plot energji pozitive dhe forcë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Johnson mbrëmë është dërguar në kujdes intensiv pasi janë përkeqësuar simptomat e koronavirusit. Për përmirësimin e shëndetit të tij janë lutur edhe liderë botërorë.

Të ngjashme