Mustafa: Jemi mobilizuar për balotazh, do të fitojmë 10 komuna

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 19:07 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur në një mbledhje, të mërkurën pasdite, për të diskutuar situatën e re të krijuar pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Kjo parti ka dalë e para, duke fituar në disa komuna, dhe do të garojë në balotazh në 10 komuna, përfshirë Prishtinën, Gjilanin e disa komuna të tjera të mëdha.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha pas mbledhjes për gazetarët se janë mobilizuar dhe presin të fitojnë në shumicën e komunave ku ndodhen në balotazh, raporton Ekonomia Online.

“Patëm takim me kryetarët e komunave që janë në balotazh. Qëllimi ishte të mbledhim forcat, që të mobilizohemi, t’i mbledhim këshillim e kryetarëve të komunave, të kryetarëve të degëve të LDK-s. Ne besojmë që me një punë të ngjeshur do të arrijmë fitore në këto 10 komuna ku jemi në balotazh ta fitojmë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se është vlerësuar se në Gjilan, në Podujevë dhe në Istog, komuna të qeverisura deri më tani nga LDK-ja, situata ështe mjaft e mirë dhe se kandidatët e LDK-së kanë përparësi më të madhe ndaj kandidatëve të tjerë.

Ai shprehu besimin se do ta rikthejnë Prishtinën. “Premtimet e Arban Abrashit janë premtime që mund të realizohen. Kemi vlerësuar se në Gjilan, gjithashtu, do fitojmë. Kandidatët tanë kanë përparësi ndaj kandidatëve të tjerë”, u shpreh lideri i Lidhjes Demokratike.

Të ngjashme