Mustafa: Jemi të barabartë me VV-në, ndarja e përgjegjësive të jetë e konform votës

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 12:53 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se janë duke bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje me Lëvizjen  Vetëvendosje për të bashkëqeverisur, raporton Ekonomia Online.

Mustafa ka thënë se janë të vetëdijshëm se kanë dallime ideologjike me VV-në, por kjo nuk i pengon për një partneritet të mudnshëm.

“Jam i bindur që LDK ka arrit synimet jo si parti e parë por me një deputet më pak, por ne e vlerësojmë votën e qytetarëve. LDK ka treguar vullnet të qeveris me VV-në dhe të ndajë përgjegjësinë. Pjesëmarrja kemi vlerësuar që duhet të jetë ne harmoni me besimin qytetarë, ekipi jonë dhe unë në krye po bëjmë përpjekje për të arritur marrëveshjen, në përpjekjet tona për bashkëqeverisje me VV jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike si dhe të kaluarën por duke vlerësuar vendimin qytetarëve po bëjmë përpjekje për të gjetur një rrugë”, tha ai.

Mustafa ka vlerësuar se zgjedhjet e 6 tetorit treguan se janë të barabartë me VV-në dhe se përgjegjësia për të qeverisur duhet të ndahet në harmoni me votën e marrë.

“LDK i ka lexuar qartë rezultate te 6 tetorit dhe ne besojmë që VV duhet të lexojnë qartë që të lexojë këto rezultate që jemi të barabartë me vetëm një deputet dallim. Jemi të interesuar të japim kontributin tonë dhe ta mbajmë Kosovën si aleat besnik të BE-së dhe NATO-s dhe për mbajtjen e miqësisë me ShBA që e e kemi edhe amanet të peridentit Rugova”, tha ai.

Mustafa propozoi që viti 2020 të shpallet vit i LDK-së.

“Propozoj që sot të shpallim sot vitin 2020, vit të LDK-së”, tha ai.

Këto komente Mustafa i bëri në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së.

Të ngjashme