Mustafa jep detaje rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti dhe profesori universitar Muhamet Mustafa përmes një shkrimi ka dhënë më shumë detaje për ato që u folën në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Ai thotë që si pjesëmarrës gjatë atij takimi, u ballafaqua me dy realitete, atë që u zhvillua ne Bruksel dhe atë virtual te sajuar nga lufta propagandistike e dizajnuar në Serbi dhe gjetiu nga aleatë të saj , dhe eksponentë te luftës politike ( primitive) vendore që e shfrytëzojnë këtë kuzhine për të sulmuar rivalët politikë), shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

DIALOGU NE BRUKSEL – REALITETI REAL DHE REALITETI VIRUAL KOSPIRATIV
( Në margina të bisedimeve të së enjtes midis përqaësuesve të Kosovës dhe Serbisë)
Përderisa Dialogu midis Kosoves dhe Serbise në tentim të arritjes së marrëveshjes finale ka marre një ritëm ne Bruksel , spekulimet dhe konspiracionet ndersakambcat , si pjese e nje lufte speciale propagandistike kundër Kosoves kanë filluar të intesifikohen në Kosovë dhe jashtë saj sidomos nga eksponentë të Qeverise se Serbisë. Si pjesemarrës i raundit që u zhvillua të enjten u ballfaqova me dy realitete , atë që u zhvillua ne Bruksel dhe atë virtual te sajuar nga lufta propagandistike e dizajnuar në Serbi dhe gjetiu nga aleatë të saj , dhe eksponentë te luftës politike ( primitive) vendore që e shfrytëzojnë këtë kuzhine për të sulmuar rivalët politikë). Pa hyrë në vlerësimet politike, të cilat i prezntoi në menyrë adekuate Korodinatori shtetëror i Kosovës, duke qenë dëshmitar i asaj që realisht ndodhi këtë të enjte ne Bruksel po marrë vetëm pak shembuj :
– Gjuriq u tha gazetarëve se gjaja kishte “ deklaruar se 206 mijë serb janë shperngulur ose cvendosur nga Kosova që nga viti 1976 “. Ai këtë nuk e ka thnënë në tavolinën e bisedimeve te enjtën. Po ta thoshte ai e di se do të vinet në pozitë edhe më të vështirë se sa që ishte , kur do ti citoheshin të dhënat nga burimet zyrtare dhe statistikore te ish Fedratës , të Kosovës dhe të vet Serbisë , se në Kosovë , me 1976 e asaj pas atij viti nuk kanë jetuar asnjëherë 206.000 serbë. Po të ishte e vërtetë kj që thotë Gjuric , sot nuk do të kishte fare serbë në Kosovë ! Andaj konstruktet dhe bllofet e tilla nuk do ti funksionojnë.
– Ai mëtutje mediave u tha se gjoja ne” kemi tentuar ti japim një dokument lidhur me CEFTA dhe se e kishte refuzuar se nuk pranon ultimatume”. Krejtësisht e pavertetë . Serbia ka probleme me zbatimin e marveshjes se CEFTA duke e shekelur atë. Kosova e ka pozitën e vet ne këtë asociacion ( që domsodo duhet të avncojë) por këtë nuk do ta bëjë përmes Serbisë. Serbia ka porbleme aty me shkeljet qe bën ndaj Kosovës dhe evntualisht ndaj vendve tjera.
– Paska dalë një “ Dokument” i z. Lajcak me 9, pika 100% kundër Kosovës. Burime “ disa qarqe diplomatike” . Meqense kjo i adresohet atij, ai sigurisht do te flase vet për këtë , por kjo më parë duhet të jetë prodhim I dizajnerëve të luftës speciale për trazuar edhe më shumë skenën politike dhe luftën primitive ndërpartiake dhe brenda partiake, për ta vështirësuar koslodimin institucional në Kosovë përgjithsisht dhe në sidomos arritjen e një konsensusi bazik në çshtjet e dialogut dhe unitetit tonë karshi pretendimeve te qeverise serbe dhe jo vetëm asaj. Protagonizmi politik, virusi përcarës reagoi menjëherë duke e shpallur fajtor koordinatorin shtetëror se po i bëka “argatin këtij plan të Lajcak”, as me shumë e as më pak po i bëka argatin një plani fantom.
Asgjë nga kjo nuk përkon me realitetin e të enjtes. Korodinatori shteteror i mbëahtetur nga ekspertët që e shoqëronin dhe ambasadori yne në Bruksel, në mënyrë dinjitoze, argumentuese dhe shterruese zhvilluan argumentet ne bazë të parimeve për dialogun që i ka prezentuar Kryemnistri në Kuvend, dhe atë pa qenë asnjë herë në pozitë defanzive , përkundrazi! Zotëri Lajcak kishte një sjelje parimore profesionale dhe konstruktive. Kjo është e verteta !

Ne vend të fragmentimit e përçarjes në këtë moment ajo që është me rëndësi parësore ka të bëjë me nevojën urgjente të konsolidimit tonë institucional të brendshëm. Kuvendi, Qeveria , partitë politike duhet të evtiojnë gjithë pengesat për veprim, efikas e unik lidhur me këtë çështje. Natyrisht se për këtë nevojitet një sjellje edhe më proaktive e pozitës liderëve institucional dhe partiakë të pozitës , por opozita duhet të fuqizojë Kosovën në këtë process të vështirë të dialogut, sic ishte rasti me për shembull me dialogun për statusin në Vienë. Luftën për pushtet pozita le ta bëjë duke monitoruar qeverinë, kritikuar atë në shumë fusha të tjera të cilat i ka me bollëk.

Të ngjashme