Mustafa kërkon ndihmën e deputetëve për 11 të diplomuarit në Akademinë Policore në Turqi

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 11:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Mustafës raportimin e tij para anëtarëve të komisionit e filloi me rastin në lidhje me 11 studentë kosovarë që janë dërguar në Akademinë Policore në Turqi për shkollim të financuar nga MPB-ja.

Mirëpo pas kthimit të tyre ata nuk kanë gjetur vendin në Policinë e Kosovës për çka edhe kanë kërkuar të punësohen menjëherë, por kjo ka qenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi i cili nuk ua ka lejuar punësimin e menjëhershëm në polici pa u nënshtruar si gjithë të tjerët procesit të rekrutimit.

“Integrimi i studentëve që kanë mbaru me marrëveshje kontraktuare studimet në Turqi janë shkolluar në institucionet përgjegjëse për siguri dhe të mbesin në rrugë i kam takuar disa nga ta dhe jam interesuar rreth kësaj çështje. Legjislacioni në fuqi nuk ua ka lejuar atyre të punësohen në Policinë e Kosovës me atë shkollim që kanë”.

“Legjislacioni në fuqi nuk ua ka lejuar të jenë të punësuar në atë mënyrë ne nuk kemi llogari personat e tillë me i lënë në rrugë dhe kam biseduar me Drejtorin e Zyrës Ligjore që ata të inkuadrohen nëpër institucione tona të sigurisë së brendshme dhe jo ta thyejnë rregulloren për punësim në Policinë e Kosovës”.

“Kërkoj ndihmën tuaj që këtë marrëveshje kontraktuale që kemi me ata 11 persona, që kanë mbetur tani 8 sepse të tjerët jam tërheqë që me një afat të shkurtë të punësohen. Ata kanë kërkuar me këmbëngulje të punësohen në Policinë e Kosovës dhe kanë refuzuar punësimet në institucionet tjera të sigurisë”.

“Së shpejti do u gjejmë zgjidhje brenda MPB të inkuadrohen dhe të japin kontributin e tyre në aspëktin e sigurisë së Kosovës”.

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi tha se është i vetëdijshëm që legjislacioni në fuqi nuk ua lejon inkuadrimin e drejtpërdrejtë në Policinë e Kosovës pa iu nënshtruar procedurave të rekrutimit, por përderisa janë financuar nga Kosova të shkollohen në Akademinë e Policisë në Turqi duhet të u bëhet zgjidhje.

“Kosova ka disa institucione të sigurisë dhe me një përkushtim tonin të përbashkët të i integrojmë këta njerëz në institucione të sigurisë dhe të përfitojmë nga njohuritë e tyre për 11 kandidatë që kanë kaluar 4 vite në akademi në Turqi”.

“Rekomandimi ynë që të i integrojmë në institucionet e sigurisë në Kosovë. Akademia e Policisë së Kosovës mirëpret persona të tillë dhe do insistojmë që në kuadër të akademisë të u bëjmë zgjidhje”

Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili, tha se ata duhet që të sistemohen në agjencionet që ka ministria e Brendshme.

“Ata janë pajtuar të sistemohen nëpër agjencionet që ka ministria e Brendshme”.

Kurse deputeti, Ismet Beqiri, tha se po të lihen anash punësimet familjare të diplomuarit në Turqi do të ishin punësuar qysh moti, raporton EO.

“Është papërgjegjësi totale. Ata pëë atë janë shkolluar dhe jam i bindur që ka hapësirë në institucione tona, por lihen anash për punësime partiake e familjare, por që nuk ka vend kjo as nuk duhet të vihet në dilemë vetëm duhet të bëhet prioritet”.

Të ngjashme