Mustafa konfirmon takimin me Kurtin, i bindur se marrëveshja arrihet sot

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:15 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa do të takohen sot, raporton Ekonomia Online.

Dy liderët do të takohen pas një kohe të gjatë të komunikimit në distancë me njëri-tjetrin.

Mustafa ka konfirmuar takimin me Kurtin, duke u shprehur i bindur se marrëveshja arrihet sot.

“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar”.

“Po besojmë që sot do të ndodhë marrëveshja”, tha Mustafa.

Përderisa të dielën ka skaduar fati që Mustafa i kishte dhënë Kurtit, për pranimin e ofertës së fundit të LDK-së.

Kurse Kurti ka edhe 10 ditë afat prej kur ka marrë mandatin nga kreu i shtetit Hashim Thaçi.

Të ngjashme