Mustafa: Kosova do të përballet me krizë sociale, s’ka rrezik për destabilizim të situatës

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 08:07 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prezenca e KFOR-it në Kosovë është garanci se në vend nuk do të ketë destabilzimin të situatës për shkak të luftës në Ukrainë, tha në një intervistë për Ekonomia Online, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Sipas tij, Kosova është e sigurt pasi fushën ajrore e kufijtë tokësor i kontrollon NATO.

Por Mustafa paralajmëron se kriza sociale është e pashmangshme, ngase sipas tij, Ukraina është prodhuese dhe eksportues i një numri të madh të produkteve.

“Për momentin është një krizë e cila e ka kapluar të gjithë rajonin e Bashkimit Evropian, është kriza më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kosova sa i përket sigurisë ne kemi një garanci sepse fushën ajrore edhe fushën tokësore apo kufijtë tokësor i kontrollon KFOR-, 90% e pjesëtarëve të KFOR-it janë pjesëtarë të NATO-s dhe nuk shoh ndonjë krizë ushtarake në Kosovë”.

“Kosovën do ta kaploj një krizë sociale për shkak se në përgjithësi Ukraina është një shtet mjaft i madh që gati me sipërfaqe është sa Gjermania dhe Franca, është prodhues i shumë mjeteve, materieve energjetike, materieve ushqimore, bënë eksport nëpër të gjithë botën dhe kur ta përfshin Evropën do të thotë ne do ta ndjejmë më shumë. Për shkak se Kosova nuk i ka të konsoliduar rezervat shtetërore. Unë shoh destabilizim social në Kosovë. Rritet kosto e jetesës siç ka filluar që të rritet kostoja e jetesës, destabilizim tjerët nuk parashihet të ketë në Kosovë”.

Kapacitete e institucioneve të sigurisë sipas tij, garantojnë ruajtjen e një sigurie të brishtë, prandaj ai rekomandon që Qeveria të angazhohet të hartimin e legjislacionit efikas, sidomos për Policinë dhe të krijojë emergjencat shëndetësore, raporton EO.

“Kapacitetet e policisë, AKI dhe ushtrisë së Kosovës në bazë të numrit ka kapacitete me ruajt një siguri, atë siguri të brishtë. Por, sado kudo duke përfshirë edhe forcat e KFOR-it ne ndihemi pak të sigurt, po sado kudo Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet që të krijoj Ligje bazike për policinë sepse moshën mesatare të policisë e kem kogja të ndritur. Duhet të krijoj emergjencat shëndetësore në këto raste. Emergjencat shëndetësore janë kyçe në rastet e tilla”.

Mustafa tutje shton se është tejet i nevojshëm bashkëpunimi më shtet e tjera në mënyrë që të rritet niveli i sigurisë.

“…ne duhet ta rrisim nivelin e sigurisë, duhet me rrit pragun e nivelit të sigurisë, duhet me bashkëpunuar me Shqipërinë se në krejt shtet rreth neve janë të inkuadruar në paktin NATO, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi duhet ta rrisim nivelin e bashkëpunimit. Ushtrimet edhe trajnimet që t’i testojmë forcat tona policore dhe ushtarake me shtetet fqinje”.

Të ngjashme