Mustafa: Kosova e bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar mas marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mustafa ka përgezuar edhe kryeministrin Hoti dhe Qeverinë, duke thënë se “me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE”.

Postimi i plotë i tij:

Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.

Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.

Faleminderit, President Tramp!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme