Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën eurointegruese

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 19:07 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Genoveva Ruiz Calavera.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën integruese evropiane.

Temë e bisedës ishte edhe Samiti i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme