Mustafa: Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 17:59 | Nga

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka drejtuar fjalë të ashpra në drejtim të Listës serbe dhe atyre që duan të krijojnë Qeverinë bashkë me ta.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin”.

Kosovës, siç shkruan ai, i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë.

“LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën”, thotë Isa Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme