Mustafa kritikon Qeverinë për prishjen e raporteve me ShBA-në: Të kontribuojmë për të mirën e vendit

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 12:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se qeverisja aktuale po rrezikojnë miqësinë me partnerët ndërkombëtar e sidomos me mikun e përhershëm të Kosovës, ShBA-në, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi munduar që qeverisjes aktuale të ua bëjmë me dije me i ndërruar qëndrimet dhe sjelljet e saja sepse është në interes me pas bashkëpunim të mirë me partnerët tanë e sidomos me ShBA-në me përmbush agjendën evropiane sepse pa përmbushjen e saj ne nuk mund të bëhemi pjesë e BE-së”.

Mustafa në shënimin e 29-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë së LDK-së, shtoi se kjo parti do të jap kontributin e saj për të mirën e vendit duke mbrojtur raportet me ShBA-në.

“Ne do japim kontributin tonë, ai opozitë do japim kontributin në dialog si opozitë sepse nuk do ndërrojmë rolet tona, kontributin tonë në integrime evropiane e euroatlantike dhe në thellimin e miqësisë të përhershme me ShBA-në sepse është amanet që e ka lënë presidenti historik Ibrahim Rugova”.

“LDK synon përmes procesit të zgjedhjeve të brendshme të forcojnë LDK dhe sot kemi dy forume të rëndësishme kërkoj para jush dhe nga ju të jepni kontributin maksimal që të zgjedhurit tanë nëpër nëndegë, degë etj të jenë përfaqësuesit më të mirë që vijnë nga gratë dhe të rinjtë dhe të kontribuoni që në zgjedhjet e ardhshme qendrore të kemi gra e të rinj dhe përfaqësimin më dinjitoz të LDK-së”.

Ai tha se Kosova duhet të bëhet patjetër pjesë e Bashkimit Evropian në mënyrë që të gëzojë të drejta si çdo banor evropian tjetër.

“Ne duhet të bëhemi pjesë e BE-së me pas drejtën e lëvizjes se lirë si çdo qytetar i Evropës dhe që të kemi një zhvillim ekonomik arsim e shëndetësi që të mburremi. Qeverisja nuk po merret me problemet jetike të qytetarëve, është bërë problem për qeverinë dhe jo qytetarët, për qytetarët problem është papunësia, korrupsioni, e kapja e shtetit”.

Sipas tij, kjo parti në këtë fazë është më e fuqishme se kurrë sepse ka një forum të gruas dhe të rinisë të mirë që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit.

“Fakti që ne po mbushim 29 vjet me një LDK shumë të fortë që sot vlerësohet se është e para me gjitha matjet, flet se LDK ka anëtarësi të mrekullueshme, ka forum të gruas që është mbajt në mënyrë të mrekullueshme dhe i ka dhënë fuqi të madhe LDK”.

“…forumi i rinisë që është organizatë e domosdoshme dhe e çmuar për LDK dhe ne kemi arrit të mbajmë një baraspeshë jo vetëm të moshave e gjinive por të trajtimit të problemeve që janë të rëndësishme për çdo gjeneratë e çdo moshe dhe dy gjinitë në LDK. Do mundohemi të kultivojmë solidaritet të domosdoshëm, kulturë demokratike, dhe ndjenjën tonë ndaj problemeve që prekin qytetarët tanë që ne duhet të i zgjedhim”.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Fidan Rekaliu tha se vazhdimisht po mbahen takime me të gjitha strukturat në mënyrë që rinia e LDK-së të bëhet pjesë në vendimmarrje dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës.

“Jemi duke takuar strukturat dhe duke punuar me te rinjtë tanë gjatë kësaj kohe kemi mbajtur takime të shumta gjatë kësaj periudhë 2 vjeçare ku i kemi pasur edhe zgjedhjet e forumit rinor kemi arrit te trajnojmë mbi 1 mijë të rinj në fusha të ndryshme”.

“… një numër i madh të rinjve janë bursistë dhe jemi duke punuar që të rinjtë tanë të jenë të gatshëm për tregun që kërkon vendi ynë”, tha Rekaliu.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK, Lirije Kajtazi tha se gratë duhet të jenë më shumë aktive në mënyrë që të arrihet barazia gjinore.

“Për 29 vite si lëvizje për liri e emancipim të gruas jemi sot duke qëndruar përball sfidave që vijnë si një sistem të egër që nuk ishin i tani dhe tani edhe ne po vazhdojnë me qeveritë tona sepse ka pakorrektësi të qeverisjes sepse i mbetet ende shume punë gruas e të rinjve në përgjithësi”, tha Kajtazi.

Ajo tha se nuk duhet harruar asnjëherë të parët e LDK-së që kontribuan në krijimin dhe zhvillimin e lidhjes, raporton Ekonomia Online.

“Duke mos harruar presidentin e madh Dr. Ibrahim Rugova e shumë zonja si Nekibja e që tjerët nuk janë me ne është një vizion i qartë për progres dhe respektin më të madh i bëjmë atyre duke ecur përpara”, tha Kajtazi.

“Ne problemin e emancipimit të gruas e kemi marr ne mënyrë naive, gjithherë duhet në shumë respekt e siguri që e garanton shteti”, shtoi ajo.

Të ngjashme