Mustafa kujton deputetin Agim Kikaj: Puna dhe veprimtaria e tij e bëjnë sot të paharrueshëm

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj në 3 vjetorin e vdekjes së tij.

Mustafa ka thënë se Kikaj ishte shëmbëlltyrë e njeriut me veti të larta të punës dhe i përkushtuar për popullin e Kosovës.

“Sot, në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtojmë veprimtarin e shquar politik, njeriun e mrekullueshëm, Agim Kikajn. Agim Kikaj ishte shumë i afërt me njerëzit dhe miqtë e tij. Ai gjithmonë ishte i hareshëm dhe modest duke pasqyruar shpirtin e tij të pastër dhe karakterin e tij të lartë që e kishte.

Agimi ishte miku i jonë, ishte shëmbëlltyrë e njeriut me veti të larta të punës dhe i përkushtuar për popullin e Kosovës.

Ndarja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset shtetformuese të vendit tonë, puna dhe veprimtaria e tij e bëjnë sot të paharrueshëm.

Kosova humbi një personalitet të kompletuar, e humbi një aktivist të palodhshëm që i shërbeu ndërtimit të institucioneve demokratike të Kosovës. Agim Kikaj i dha Kosovës një veprimtari të pasur dhe la pas një biografi të jashtëzakonshme.

Kosova dhe Lidhja Demokratike i janë mirënjohëse për kontributin e tij të madh.Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit, Agim Kikaj!”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme