Mustafa kujton Leze Qenën: Kosova humbi ikonën e kulturës

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar veprimtarinë dhe jetën e aktorës e cila u nda sot nga jeta Leze Qena.,

Mustafa shkruan se Kosova humbi ikonën e kulturës dhe simbolin e emancipimit të shoqërisë tonë, shkruan EO.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Kosova dhe bota artistike shqiptare sot humbi ikonën e kulturës sonë, aktoren Leze Qena. Një grua e mrekullueshme, simbol i emancipimit tonë. Lezja ishte përherë në shtëpitë tona, në familjet tona.

Lezja do te mbetet e kujtuar dhe e respektuar përherë.

Të ngjashme