Mustafa: Kurban Bajrami, festa që na bashkon

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 10:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se festa e Kurban Bajramit është një festë që duhet të bashkojë njerëzit.

“Kjo është festë kur i lutemi Zotit për paqe, prosperitet, mirëqenie dhe sakrifica të përbashkëta që duhet t’i bëjmë në mënyrë që njerizimi dhe vendi jonë të bëhet më mirë”.

Kreu i Qeverisë ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës për të përcjell urimet e tij me rastin e ditës së Kurban Bajramit.

“Po shfrytëzoj rastin që edhe këtu në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës t’ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Festën e Bajramit, një festë e cila na bënë gjithë neve bashkë, një festë në të cilën ne i lutemi Zotit për paqe, për prosperitet, për mirëqenie dhe për sakrifica të përbashkëta të cilat ne duhet gjithë t’i bëjmë, në mënyrë që edhe njerëzimi, edhe vendi ynë të bëjë më mirë”.

Me këtë rast, ai vlerësoi lartë rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në edukimin e qytetarëve tanë, të njerëzve tanë, tolerancën që kjo bashkësi ka treguar dhe rolin e saj në unitetin e qytetarëve dhe prosperitetin e Kosovës.


Të ngjashme