Mustafa: Kurti ishte i gatshëm për dialog me BE-në por jo me SHBA-në

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur edhe një herë për dështimin e koalicionit qeverisës në mes të partisë që ai drejton dhe VV-së.

Thotë se arsye e mosfunksionimit të qeverisë me në krye Albin Kurtin, nuk ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Mustafa se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, jo vetëm që ka shtendosur marrëdhëniet SHBA-Kosovë por edhe i ka rivendosur ato.

Thotë se i pari i VV-së nuk ishte i gatshëm të shkonte në Uashington për dialog.

“Totalisht nuk ëshë e saktë deklarata se koalicioni me VV-në është rrëzuar për shkak të Asociacionit”, tha Mustafa për televizionin publik të Kosovës.

“Nëse u rikthehemi deklaratave të Kurtit, Kurti gjithmonë ka preferuar që ai të dialogojë me BE-në por nuk ka treguar gatishmëri që të dialogojë me SHBA-të dhe të shkojë në Uashington për të dialoguar’, shtoi Mustafa.

Të ngjashme