Mustafa largohet nga rezidenca Rugova, nuk tregon arsyet e vizitës

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 12:28 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka treguar për arsyet e vizitës së tij në rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

Besohet se vizita e Mustafës ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte deklaruar pas kësaj vizite përmes një deklarate për media se kishte marrë mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë.

Ai poashtu pati thënë se rezidenca e familjes Rugova mbetet e hapur për tu vizituar nga të gjithë.

Në ndërkohë vazhdimisht ishte raportuar se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë.

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme