Mustafa: LDK-ja do të respektojë kuotën gjinore, nuk do të ketë as kandidatë me aktakuza

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në të cilën është diskutuar për përpilimin e listës për kandidatë për deputetë, raporton EkonomiaOnline.

Pas takimi ka folur zëdhënësi Besian Mustafa, tha se në LDK nuk do të ketë kandidatë me aktakuza dhe të gjithë do të jenë të pastër.

Ai po ashtu tha se 1/3 e kandidatëve do të jenë gra, duke zbatuar kështu ligjin për barazi gjinore.

“Sot janë diskutuar gjitha propozimet qe kanë ardhë nga 38 degët e LDK-së duke përfshirë edhe profesionistë dhe ekspertë dhe figura nacionale. Ende nuk është përfunduar lista finale që do ti dorëzohet KQZ-së, i kemi kohë deri nesër në mesnate. Sot janë përfshirë dhe diskutuar një numër i madhi emrave të rinj natyrisht duke respektuar të gjitha normat ligjore që të kemi të paktën 1/3 e deputetëve të propozohen dhe të jenë gra. Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë që ka propozuar një Kandidate femër për Kryeministre”, tha ai.

Ai tha se me listën përfundimtare do të dalin nesër.

“Ende nuk mund të flasë për listën përfundimtare dhe për ndonjë emër të përveçëm përpos Naser Osmanit i cili është vetëdeklarua. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë problem me kuotën gjinore. LDK do të propozojë një listë të pastër e cila do të jetë një ekip fitimtare, e cila do të mbron dhe avancon interesat e qytetarëve”, tha ai

Në mëngjes është  mbledhur edhe Kryesia e kësaj partie. Edhe ky takim ishte i mbyllur për medie.

Të ngjashme