Mustafa: LDK-ja e gatshme për formimin e qeverisë së re, do të hiqet reciprociteti

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Dmeokratike të Kosovës Isa Mustafa ka thënë se në rast se i ofrohet e drejta për të formuar qeverinë e re kjo parti është e gatshme, raporton Ekonomia Online. Ai kathënë se VV-ja duhet ta pranojë apo refuzojë dhënien e emrit të mandatarit. Mustafa ka thënë se ende nuk e kanë emrin e kandidatit pë kryeministër nga kjo parti, por ka thënë se do të gjejnë një zgjidhje të mirë.

“Ne sot e kishim një takim tonin dhe jo mbledhje të kryesisë për një konsultim me bashkëpunëtorët , në mënyrë që të analizojmë rezultatin e deklarimit se ne qoftë se përmbushen të gjitha kushtet dhe na ofrohet e drejta e mandatit që në si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet ta bëjmë qeverinë atëherë do të shohim cilat janë rrugët më të mira”, tha Mustafa.

Mustafa tha se kanë përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm  dhe 108 persona janë pro këtoj koalicioni.

“Ne kemi marr përkrahje nga anëtarët e Këshillit dhe 108 kanë votuar për mundësinë e një koalicioni të tillë. 6 anëtarë kanë qenë kundër, sepse nganjëherë në parti vlerësohen edhe qëndrimet kundër. Një përkrahje e kemi dhe kjo nuk do të thotë që pse është përkrahje të bëjmë një koalicion. Ne presim deri sa VV-ja ta refuzojë apo ta caktojë mandatarin. Mendojmë që qeveria duhet të ketë përfaqësim të grave dhe objektivat themelore duhet të jenë për përballim të Coronavirusit dhe procesit të dialogut Ne konstatuam se kemi një disponim dhe kemi njerëzit më të mirë dhe profesional por, gjithmonë duke i respektuar hapat e kushtetutuës”, tha Mustafa.

Mustafa komentoi edhe mospjesëmarrjen e Vjosa Osmani. Ai ka thënë se Osmanin nuk po e përjashtojnë sepse ajo vete ka deklaruar që është kundër këtij koalicioni.

Mustafa më tutje ka theksuar tha se ende nuk e kanw emrin e kandidatit  për kryeministër.

“Vjosa Osmanin nuk po e përjashtojmë. Ajo është deklaruar publikisht dhe ajo nuk e ka përjashtuar veten dhe ka qenë kundër mocionit dhe nuk është për një koalicion të tillë. Emrin për kryeministër nuk e kemi akoma dhe kur vjen koha ne do ta sqarojmë emrin. Unë do të bëjë përpjekje që zgjidhja të jetë më e mira. Jemi të interesuar qe mos të shkojmë në zgjedhje në këtë kohë të pandemisë por të formohet qeveria”, shtoi Mustafa.

“Ambasadorit Grenell i kemi thënë  se do të pajtohemi që të hiqet tarifa dhe të hiqet pakushte për një periudhë dhe poashtu që ne presim që në mënyrë reciproke njëjtë të sillet edhe Serbia që të gjitha pengesat ndaj Kosovës ti heq duke përfshirë edhe fushatën e njohjeve, poashtu kemi diskutuar për faktin se në qoftë se Serbia nuk i bie gjitha kërkesat e saj ne do ta instalojmë reciprocitetin”, shton ai.

Ai tha se nëse e formojnë qeverinë e re, atëherë reciprociteti do të hiqet.

“Për të qenë i qartë jam i sigurt që në moment që LDK-ja do ta bënte një qeveri, hapat e parë do të ishin që reciprociteti të hiqej, jo të hiqet për të mos u vendosur kurrë po si vullnet i mirë. Nëse shihet se Serbia nuk ka vullnet të bëhet një reciprocitet i plotë jo ky që po zbatohet tani”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka komentuar edhe deklaratat se me krijim të qeverisë së re nga partia e dytë do të vidhet vullneti i qytetarëve.

“Sa i përket vjedhjes së votës duhet të keni parasysh se nga këto zgjedhje VV ka ¼ e deputetëve, aq kemi edhe ne si LDK, prandaj as LDK s’mundet me thane që po vidhet vullneti i popullit, as LVV, se edhe bashkë si kemi pas gjysmën e deputetëve në kuvend”, ka shtuar Mustafa.

Të ngjashme