Mustafa: LDK-ja e para, nuk i kemi votat për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 14:31 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, tha se LDK-ja është partia që gëzon besimin më të madh të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, partia që udhëheq nuk është e para vetëm në rangim, por është parti që zgjidh problemet e qytetarëve.

“Raportin e punës dhe raportin financiar. pas një jave edhe një kuvend punues, para se të mbahet kuvendi zgjedhor. Nga ky takim doli se LDK është parti e parë me besimin më ta madh të qytetarëve”.

“Jo vetëm në rangim por që LDK-ja i zgjidh problemet jetike të qytetarëve si janë ato të zhvillimit ekonomike, të papunësisë, të integrimeve evropiane, luftës kundër korrupsionit, problemet në arsim, shëndetësi etj”.

“Edhe në Qeveri sa ishim për 3 vjet edhe tash si opozitë po arrijmë që të hapim çështje që janë fondamentale. Jemi të interesuar që të forcojmë rolin e LDK-së në shoqëri të forcohemi nga brenda sidomos me gra dhe të rinj”.

“Zgjedhjet nuk kanë qenë pjesë e diskutimit, por vetëm të arriturat të LDK-së, pasi ta përmbyllim procesin zgjedhor nëpër degë më pas do t’i diskutojmë edhe zgjedhjet deri në kry të LDK-së. LDK në bazë të statutit kandidimi bëhet në Kuvendin e LDK-së, është i hapur për çdo njëri dhe do të jetë transparent”.

Mustafa, ka thënë se akoma nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, por që janë duke biseduar vazhdimisht me VV-në dhe PSD-në për këtë çështje, raporton EO.

“Kuvendi nuk po funksionon kanë mbetur shumë çështje, edhe disa çështje nuk po mund të futen të procedurë sepse po mungon shumica për të vendosur. Ne jemi duke bërë përpjeke që të koordinojmë me VV-në edhe me PSD-në që të arrijmë që të kem votat të shpallim mos besimin ndaj Qeverisë, këto vota nuk kemi arritur që t’i bëjmë”.

“Çdo javë jemi duke u përpjekur për të siguruar votat, na duhet edhe dikush nga opozita për t’i bërë votat. Ka rezerva edhe në LDK edhe te disa parti opozitare që kjo të bëhet me Listën Serbe sepse me Listën Serbe është rrëzuar edhe Qeveria ime dhe ka qenë një faktorë shumë i rëndësishëm në rrëzimin e Qeverisë”.

“Edhe pse atëherë askush nuk e ka hapur problemin edhe pse kanë bashkëpunuar me ta. Unë mendoj që ky nuk është vetëm interes i opozitës por edhe qytetarët, por edhe pozitës që të ndalen të bëjnë gabime e herë do kur do të përgjigjen për këto që po i bëjnë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2332453096810909/

LEXONI EDHE:

Të ngjashme