Mustafa: LDK pret fitore bindëse në Podujevë

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pret fitore bindëse në zgjedhjet që do mbahen për kryetar komune në Podujevë.

I pari i partisë së LDK-së e ka thënë një gjë të tillë nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’, teksa ka treguar edhe për takimin me kandidatin për kryetar komune në Podujevë nga Lidhja Demokratike.

” Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në postimin e Mustafës.

Presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur datën 29 nëntor për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar për komunën e Podujevës dhe asaj të Mitrovicës së Veriut.

Krerët e komunave respektive u larguan nga pozitat, meqë ish-kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, u zgjodh në postin e ministrit të brendshëm, teksa ish-kryesuesi i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, u përzgjodh si ministër i Administratës dhe Qeverisjes Lokale nga legjislatura e shtatë e Hotit.

Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i…

Gepostet von Isa Mustafa am Freitag, 23. Oktober 2020


Të ngjashme