Mustafa: Me Ligjin për Veteranët u tregua forca e koalicionit

Prishtinë | 31 Dhj 2016 | 00:30 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa është shprehur i kënaqur që Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mustafa ka shkruar në Facebook se sonte u tregua serioziteti dhe forcën e koalicionit qeverisës.

“Aprovimi i ndryshimeve në Ligjin për Veteranët e UÇK-së dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës. Uroj deputetët për një vendim shumë të rëndësishëm, Kryetarin e Kuvendit dhe OVL”.

“Është ky një vendim që ka kërkuar më shumë kohë dhe angazhim, një involvim të kreut të shtetit dhe punë me përkushtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekomomik. Urime!”, ka theksuar kreu i Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme