Mustafa: Çdo Bajram po festohet në gjendje më të mirë ekonomike

Prishtinë | 12 Sht 2016 | 10:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai ka thënë se është i lumtur që çdo festë e Bajramit po festohet në gjendje më të mirë shpirtërore dhe ekonomike.

Mustafa gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka thënë se sot po festohet festa e ditës së sakrificës, vetëmohimit, përkushtimit për vlera që ka nevojë t’i kultivoj Kosova dhe gjithë shqiptarët.

Kryeministri është shprehur i lumtur në këtë ditë feste.

“Jam i lumtur që çdo festë të Bajramit po e festojmë në gjendje më të mirë shpirtërore dhe ekonomike”, është shprehur Mustafa.

Ai ka deklaruar se vlerëson lartë rolin e BIK-ut në proceset progresive në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme