Mustafa: Më 14 mars mbahet Kuvendi zgjedhor, s’ka kandidatura zyrtare

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 17:26 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë me kryetarët e degëve, tha se është vendosur që Kuvendi zgjedhor të mbahet me 14 mars, ndërsa shtoi se ende nuk kanë kandidatura zyrtare për kryetar, raporton Ekonomia Online.

“14 mars do të mbahet Kuvendi. Do të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura që gjithçka të shkoj si është më së miri”, tha Mustafa.

“Nuk janë diskutuar emrat e kandidatëve. Çështja e kandidatëve është cështje e Kuvendit. Ne nuk dëshirojmë të interferojmë në këtë situatë. Nuk ka kandidatura zyrtare, edhe pse ka pasë deklarime, por ne kanditurat i presim në Kuvend. Kuvendi do të vlerësoj”, tha tutje ai.

Tutje ai tha se nuk ka ndonjë preferencë se kush do të jetë në krye të LDK-së.

Të ngjashme